Kalimthi përskaj kafenesë “Putin” në Shkup përballesh me racën ruse, me njerëz që krijon përshtypjen se përvjedhin hapat e çdo kalimtari, duke lënë për të kuptuar se diçka po përziejnë me “sallatën” ruse.

Edhe një koleg maqedonas pranon se diçka po zihet me rusët, dhe se ata nën petkun e njerëzve të organizatave të ndryshme misionare po bëjnë përpjekjet e fundit në betejën e tyre për të ruajtur brishtësinë e rajonit, që s’ka alternativë përveç rrugës së eskalimit zinxhiror duke prekur gati gjithë Ballkanin Perëndimor.

Lufta e ashpër virtuale me “fake news” dhe lajme speciale mbetet arma e fundit e kësaj beteje, që si duket po luhatet për shkak të kalkulimeve të dështuara.

Përllogaritjet e gabuara ruse kanë dalur edhe me fondet e derdhura në adresë të disa diletantëve politik maqedonas, të cilët pësuan fijasko në fushatën e tyre antireferendum.
Më 30 shtator sigurt do të luhet ruleti rus në mes të Shkupit, kur do të kulmojë fitorja e frymës dhe përcaktimit euroatlantik përballë lojës vetëvrasëse ruse të ashtuquajtur “ruleti rus”.

Loading...