ТАV, nuk tregojnë se cfarë doli nga hetimi i armës së Mijalkovit

‘’I kemi marë të gjitha masat e nevojshme me qëllim që të mos përsëritet i njejti rast dhe bashkëpunojmë me të gjitha organet kompetente’’, ky është sqarimi i vetëm nga Drejtoria e fluturimeve e Maqedonisë që menaxhon aeroportin e Shkupit në pyetjen se cfarë tregoi kontrolli i brendëshëm në rastin e ish drejtorit të kundërzbulimit Sasho Mijalkov i cili u lejua që të udhëtojë jashtë Maqedonisë me pistoletë në valixhe.

Nga kjo drejtori në lidhje me incidentin sqarojnë se aeroporti është duke ndjekur të gjitha procedurat e sigurisë që kërkohen në bazë të regulativave lokale dhe ndërkombëtare. Treguan se bëhet fjalë për një incident të izoluar.

‘’MPB e Maqedonisë bëri lutje që ai të lëshohet menjëherë dhe pa pyetje shtesë. Kolegët në Shkup u munduan t’i dalin në ndhmë por aty u përfshi edhe prokuroria serbe. Prokuroria nuk lejoi që tëndodh kështu dhe pa procedurë të pranuar. Pas një aresti të shkurtë Mijalkov është lëshuar që të udhëtojë’’, bëjnë të ditur burime të të përditshmes ‘’Alo.

Kjo e përditshme e para bëri publike informacionin në lidhje me këtë incident, tek Mijalkov ishte gjetur pistoletë madje edhe disa doreza kirurgjike si dhe një pjesë municioni. Sipas tyre versioni i Mijalkovit se pistoleta ka qenë gabimisht e harruar aty nuk ka qenë e vërtetë.

Loading...