​18 të vrarë dhe pengje në Paris (Foto)

Kanali francez BFM TV raporton se janë marr pengë disa persona në një koncert që po mbahej në sallën Bataclan.

Deri më tani është raportuar për së paku 18 persona të vrarë në sulme të ndara në Paris derisa disa shpërthime kanë ndodhur afër stadiumit Stade de France ku u zhvillua takimi mes Francës dhe Gjermanisë në futboll.

Mediet franceze raportojnë se së paku një person ka hapur zjarr me automatik në restorantin Petit Cambodge në distriktin e 11 në Paris.

…..

Së paku 18 persona janë vrarë në sulme të ndara në Paris derisa disa shpërthime kanë ndodhur afër stadiumit Stade de France ku po zhvillohet takimi mes Francës dhe Gjermanisë në futboll.

Mediet franceze raportojnëse së paku një person ka hapur zjarr me automatik në restorantin Petit Cambodge në distriktin e 11 në Paris.

Gazeta franceze “Liberation” raporton për katër të vrarë ndërsa të shtëna janë dëgjuar afër qendrës së arteve Bataclan.

Mediet gjithashtu raportojnë se presidenti francez Francois Hollande ishte duke e shikuar ndeshjen dhe është larguar menjëherë për shkaqe të sigurisë.

Loading...