Eksperti i BEsë i cili ndihmoi për tejkalimin e krizës në Maqedoni, Peter Vanhaute ka bë një apel të fuqishëm për partitë shqiptare në Maqedoni, duke kërkuar prej tyre të mos marrin pjesë në qeveri e cila shkel të drejtat e tyre, shkruan Gazeta Lajm.
“Mos merrni pjesë sërish në një qeveri ku keni qenë të margjinalizuar. Po, keni pasur disa ministra dhe zëvendës ministra, madje edhe zv kryeministër. Mirëpo keni qenë plotësisht të përjashtuar gjatë sjelljes së vendimeve të rëndësishme nga partneri juaj i koalicionit. 

Ku janë investimet ekonomike në pjesën tuar të vendit? Si është infrastruktura, shkollar, spitalet dhe rrugët? 

Ka ardhur koha për ndryshimr, është koha që të pozicionoheni  për të drejtat tuaja si komunitet.Është koha që sërish të punohet për integrimet në NATO dhe BE.

Kjo ka të bëjë me ardhmërinë tuaj. Për herë të parë, vota juaj vendos për të gjithë qytetarët qe jetëojnë në këtë vend”, shkruan Vanhaute.

Loading...