Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në fshatin Reznik të Vushtrrisë pasi që e kishte ngacmuar një femër.

Sipas raportit të Policisë bëhet e ditur se i dyshuari, e kishte ngacmuar dhe tërhequr zvarrë viktimën, e cila nuk kishte pranuar të bisedojë me të.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Loading...