​Gjuriq: Presim që BE-ja t’i bëj presion Prishtinës pas pezullimit të marrëveshjes

Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë se Beogradi pret nga Bashkimi Evropian të ushtrojë presion ndaj Prishtinës që të fillojë të aplikojë marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Ai ka thënë se Beogradi do të vazhdojë të punojë në draftin e Statutit të Asociacionit të Komunave Serbe, pavarësisht vendimit unilateral të Prishtinës.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim që të pezullojë marrëveshjen për Asociacionin deri në një vendim tjetër përfundimtar, që duhet të jetë në janar të vitit 2016.

Gjuriq në një konferencë për shtyp ka theksuar se ky vendim i Gjykatës Kushtetuese tregon se Prishtina asnjëherë nuk ka pasur për qëllim implementimin e marrëveshjes.

“Çfarë do të thotë dhe do të bëj tani BE-ja pas pezullimi të marrëveshjes? Paramendojeni sikur të ishte e kundërta, sikur Serbia ta kishte kaluar marrëveshjet e Brukselit. Jam i bindur se reagimi do të ishte imediat dhe energjik”, ka thënë Gjuriq.

Ai është ankuar se prej 25 gushtit, kur është miratuar marrëveshja, Prishtina nuk ka bërë asgjë për të sjellur një dekret që do ta themelonte ASK-në, dhe se lidhur me këtë çështje asnjëherë nuk ka parë presion nga BE-ja.

“Përkundrazi, çfarë kemi parë është një mbështetje ndaj Prishtinës në integrimet evropiane. Kjo situatë është e paqëndrusheshme politikisht. Pyetja është se si mund të mund ta vazhdojmë dialogun në lidhje me gjithçka, nëse ka mungesë vullneti për të ushtruar presion ndaj Prishtinës për të përmbushur të paktën një obligim nga marrëveshjet e Brukselit”, ka thënë Gjuriq.

Loading...