​Haradinaj: Porosia jonë për pushtetin me 28 Nëntor

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, në fillim të fjalimit të tij para strukturave të opozitës ka përshëndetur Albin Kurtin, Donika Kadaj Bujupin dhe Dardan Molliqajn. Ai më pas ka vazhduar duke thënë se Kosova tani ka dy zot shtëpie. Sipas tij, Thaçi dhe Mustafa janë duke i krijuar dy Kosova dhe më 28 Nëntor atyre do t’i dërgohet një porosi.

“Kosova duhet të ketë një zot shtëpie, por tani ajo i ka dy. Një është e Kosovës së pavarësisë, kurse tjetra e Zajdenicë”, ka thënë Ramushi në fjalimin e tij.

Donika është në pushim pak, e Dardani me Albinin ndoshta mund të jenë këtu”, tha Haradinaj.

Ai ka vazhduar duke thënë se nga Pavarësia e Kosovës të gjitha të arriturat janë zhdukur dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Për Ramushin, Thaçi dhe Mustafa po i krijojnë dy Kosova dhe për këtë më 28 nëntor duhet t’i dërgohet një porosi.

“Mustafa she Thaçi po i bëjnë dy Kosova. Këta dy po e detyrojnë policinë që të shërbejë për Zajednicën.

Me 28 Nëntor ne duhet te japim një porosi. Nuk është mirë të festohet kjo ditë pa pasur porosi.

Loading...