Alan Rushel, i mbijetuari i aksidentit tragjik me avion mbi Kolumbi, kishte një arsye shumë të fortë pse në momentin kur u transportua në spital, i kërkoi atyre që t’i ruanin unazën që mbante në gisht

Sipas mediave lokale, futbollisti brazilian kishte qenë i ndërgjegjshëm gjatë gjithë kohës dhe kishte bërë këtë kërkesë të veçantë para se të futej në sallën e operacionit.

Mediat braziliane kanë zbuluar se arsyeja përse ai e bëri një gjë të tillë, ishte sepse sot duhej të ishte dita kur do të kishte shpallur datën e dasmës së tij, por e kishte shtyrë pikërisht për shkak të ndeshjes së skuadrës në Kolumbi.

Gjithçka u konfirmua nga e fejuara e futbollistit, atletja Marina Storçi, e kontaktuar nga mediat braziliane.

“Alan është gjithçka për mua dhe sot ishte dita kur do të shpallnim dasmën tonë”, tha ajo.

Rushel i është nënshtruar operacioneve të njëpasnjëshme, por sipas mjekëve, pas këtij aksidenti kaq të rëndë, rrezikon të mbetet i paralizuar falë frakturave të shumta që ka pësuar në këmbë dhe në shtyllën kurrizore.

Loading...