​Mblidhen parat për të paguar dënimin e FIFA-sPrishtinë | 27/06/2018 00:13 SHPËRNDAJE Për më pak se 24 orë janë mbledhur paratë për të paguar dënimin e Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Stephan Lichtsteinerit.
Me iniciativën e nisur mbrëmë nga shqiptari që jeton në Nju Jork, Rilind Reka, sonte ka përfunduar donacioni ku janë tubuar 25124 dollarë.
Reka ka bërë thirrje që të ndalen donacionet, pasi është grumbulluar shuma e nevojshme e parave. Tani pritet që Federata e Futbollit të Zvicrës të jep një përgjigje se a do ta pranojë këtë donacion, apo këto para do të shpenzohen për aktivitete bamirësie, ashtu siç ishte planifikuar, në rast se nuk i pranojnë parat për të shlyer dënimin e dhënë nga FIFA me para ndaj tre përfaqësuesve të Zvicrës. Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë dënuar nga FIFA me nga 10000 franga, kurse kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichtsteineri, është dënuar me 5000 franga, për shkak se pas shënimit të golave të dy shqiptarëve ndaj Serbisë, festuan me shqiponje në ndeshjen. Postimi i Rekës: Të nderuar miq dhe donatore! Ju falemnderit për mbështetjkn tuaj gjatë këtyre ditëve, ju njohtoj se nga ky moment e tutje u mblodh shuma e plaifikuar për kompenzimin e dënimeve në të holla për tre futbollistët e ndëshkuar nga FIFA Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Stephan Lichtsteiner në vlerën prej $25,000. Të vetëdijshëm se kjo shumë nuk është e paaritshme as për tre reprezentuesit zvicerran e as për fedeartën zvicerane të fubollit, qëllimi i kësaj nisme ishte më tepër senziblizimi i opininit ndërkombëtar për pakutimësimë e ngritjes së procedurës disiplinore kundër tyre si dhe supportimi i tyre. Te tre futbollostet nuk kishin shprehur ndonjë urrjetje racore që ndëshkohet me rregulloren e FIFA-s, as nuk kishin bërë veprim apo dhënë ndonjë deklaratë verbale të urrejtjes racore, por vetëm kishin festuar me shenjën e shqiponjës dykrenare. Konsideroj se iniciativa arriti qëllimin madje në përmasa globale, me çka konstatojmë edhe edhe përfundimin e misionit tonë. Jemi ne pritje te prgjigjes se Federates se Futbollit te Zvicrrës, ne qofte se ata nuk i pranojne shumën e mbledhur do te vendoset që shuma e mbledhur te dhurohet për qëllime bëmirëse në Kosovë. Më e afërt me qëllimin e kësaj iniciative, do të ishte që këto mjete tua shpërndajmë shkollave të Kosovës në komunat rurale- me destinim blerjen e rekvizitave dhe pajisjeve sportive të nevojshme për orët e edukatës fiizike për nxënësit

Loading...