Banorë të fshatit Tearcë thonë se strukturat e BDI-së janë duke punuar në këtë fshat në favor të VMRO-së, në atë mënyrë që qytetarët të mos dalin në zgjedhje. Mirëpo burime partiake thonë se për çdo rast partneri besnik i VMRO-DPMNE-së është  duke u përgatitur që të marrë merita për vete edhe në rast se LSDM-ja fiton edhe një mandat në Tearcë dhe barazohet me VNRO-në. Duke ditur se simpatitë e shumicës së shqiptarëve në Maqedoni janë ne favor të barazimit të rezultatit mes LSDM-së dhe VMRO-së, BDI ka bë skenar për të përfituar nga fitorja eventuale e LSDM-së në Tearcë, thonë burimet tona. Sipas tyre, partia intergriste tashmë ka lëshuar dy tekste te mediumet e veta të afërta. Plani parasheh që në rast se fiton VMRO-ja, mediumet e afërta të BDI-së do të publikojnë tekst ku do t’i akuzojnë partitë tjera shqiptare se e kanë përkrahur VMRO-në. Në rast se fiton LSDM-ja mediumet e BDI-së do të publikojnë tekste ku do të shkruhet se BDI i ka meritat më të mëdha për këtë fitore, me tituj bombastikë “BDI e gjunjëzoi VMRO-në në Tearcë”, e kështu me radhë.

Loading...