Edhe një përpjekje për të terrorizuar Francën, e ka cilësuar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ngjarjen që ka ndodhur në Francë para pak minutash.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Obama ka thënë se ky sulm nuk është vetëm kundër Francës, por edhe me të gjithë ata që ndajnë vlerat e përbashkëta.

“Jemi të gatshëm që të ndihmojmë Francën në këto ditë të vështira. Ne në shtetet e Bashkuara të Amerikës e dimë mirë se çfarë është të ballafaqohemi me situata të tilla, dhe popullin francez e kemi pasur afër vetës në ato ditë të vështira”, ka thënë Obama.

Obama ka thënë se ende nuk kanë detaje për atë që ka ndodhur saktësisht, përcjell koha.net.

“Jemi në kontakt me autoriteteve franceze. Ngjarja është ende duke ndodhur. Nuk desha të spekulojë se kush e ka kryer aktin. Por ata që mendojnë se mund t’i terrorizojnë njerëzit dhe të hedhin poshtë vlerat e lirisë që ne i ndajmë e kanë shumë gabim”, ka thënë Obama.

Loading...