Ditë më parë në Qendrën Informative Kulturore (QIK) të Qytetit të Shkupit, shkrimtarja Afërdita Xheladini Aliu bëri promovimin e dy librave të saj të ri, “Lagjja e Kujtimeve” dhe “Rrugëtimi nëpër vite”, informon Zhurnal.

Në të dy librat autorja ka vënë në spikam ngjarje nga jeta reale e së kaluarës, të cilat i kujton me mall dhe nostalgji, kujtimet e lagjjes ku ka jetuar dhe ndodhitë dhe sfidat e saja dhe të bashkëshortit ndër vite.

Autorja e këtyre dy librave thotë se është e kënaqur nga mënyra se si janë pranuar librat e saj në publik dhe se për të botimi i këtyre dy veprave paraqet një ndjenjë dhe knaqësi të veçantë.

“Ishte një moment i pa përshkruershëm për mua, të afërmit dhe bashkëpunëtorët e mijë. Janë dy libra shumë emocional, të cilët të bëjnë të ndjehesh sikur se edhe vet lexuesi është pjesë e ati rrëfimi që përshkruhet”, tha midis tjerash në fjalën e saj autorja, Afërdita Xheladini Aliu, gjatë promovimit të librave të saj.

Autorja, Afërdita Xheladini Aliu deri më tani ka të botuar tre libra.

Loading...