Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, synon ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve për të katërtin vit radhazi, por këtë herë me klubin e tij të ri, Juven.

Ronaldo u transferua në Juventus nga Real Madridi për 105.3 milionë euro, pasi e kishte fituar titullin e Ligës së Kampionëve tri vite radhazi me madrilenët, përcjell Gazeta Express.

Sulmuesi portugez synon ta fitojë këtë titull me klubin e tij të ri, por thotë se nuk e di nëse ky triumf do të vijë këtë vit apo më vonë.

“Dua ta fitoj titullin e Ligës së Kampionëve me Juven, do të përqendrohemi në këtë por pa u fiksuar, hap pas hapi. Më vonë do ta shohim nëse e arrijmë këtë vit, vitin e ardhshëm apo dy vite më vonë”, ka thënë Ronaldo.

“Qëllimi i këtij klubi është ta fitojë kampionatin, kupën italiane dhe, normalisht, ta japim më të mirën tonë në Ligën e Kampionëve”.

Ronaldo debutoi me Juventusin në fitoren me rezultat 3-1 kundër Chievos, por ai nuk arriti të shënojë gol në këtë ndeshje. Të shtunën në mbrëmje, Ronaldo dhe skuadra e tij do të ndeshen me Lazion. /Gazeta Express/

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/ronaldo-zotohet-jam-ketu-per-ta-fituar-ligen-e-kampioneve-me-juven-569095/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Loading...