​Rrëfimi i plotë për aksionin policor për kthimin e tre kosovarëve që ishin nisur për Siri

Tre të arrestuar, ka qenë bilanci i aksionit të djeshëm të Drejtorisë Kundër Terrorizmit në kuadër të Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Express.

Policia e Kosovës ka arrit të parandaloj ikjen e tre të rinjve kosovar, të cilën të dielën kishin vendosur ti bashkëngjiteshin luftimeve në shtetet Islamike Siri dhe Irak.

Grupi prej tre kosovarëve, njëri nga të cilët femër, kishin zgjedh aeroportin e Shkupit, për të arritur në Stamboll, nga ku planifikonin të shkonin në Siri. Por në Stamboll ka përfunduar rrugëtimi i tyre. Autoritetet e atjeshme i kanë kthyer mbrapa nga ku ishin nisur. Më pas të dyshuarit janë arrestuar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare të Hanit të Elezit, pasi janë kthyer përmes Republikës së Maqedonisë.

Gazeta Express gjatë ditës ka raportuar për identitetin e tre të arrestuarve.

Ata janë Tahir Isufi 29 vjec nga Mitrovica, Ismail Zeneli 21 vjec nga Vushtrria dhe Nora Zuzaku 20 vjec nga Gjilani.

Kjo e fundit merret vesh se ishte në lidhje romantike me njërin nga dy të dyshuarit që së bashku dje tentuan të marrin rrugën për Siri. Madje Nora dyshohet se ka qenë e martuar, por që e ka shkëputur këtë martesë për të filluar një jetë të re me të dashurin e ri, në tokën e premtuar të Shamit.

Që të tre u arrestuan nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste” neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e mbetur në tentativë.

Gjatë bastisjes në këto dy lokacione Policia e Kosovës ka gjetur dëshmi relevante, të cilat ndërlidhen me rastin dhe të cilat gjithashtu ndihmojnë në vazhdimësinë e hetimeve të këtij rasti.

Me urdhër të prokurorit të tre personat e dyshuar janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, deri në paraqitjen pranë gjykatës kompetente.

Loading...