​Senatorët i kërkojnë Erdoganit lirimin e priftit amerikan

Një letër e nënshkruar nga 66 senatorë amerikanë, kërkon që presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan të lirojë klerikun e SHBA-së, Andrew Banson, i cili akuzohet nga autoritetet turke se ka qenë i lidhur me një grup të dyshuar me organizimin e grushtit të dështuar në vitin 2016.“Ne jemi shumë të shqetësuar që qeveria turke ka dalë nga korniza e një veprimi legjitim kundër organizatorit të grushtit të shtetit, në mënyrë që të minojë sundimin e saj të ligjit dhe traditën demokratike”, thuhet në letër.

Loading...