​Thaçi: Mundësia për marrëveshje me Serbinë është minimale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ritheksuar se mundësia për të arritur marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, është minimale dhe pothuajse e pamundur, megjithatë ia vlen të provohet, gjithmonë duke respektuar interesat e shtetit të Kosovës.

Ai rinënvizoi se nuk do të ketë ndarje dhe as shkëmbim, sikurse nuk do të lejojmë të krijohet republika serbska.

“Nuk iu premtoj miqve në luginë dhe nuk garantoj bashkëngjitje por do të punoj shumë që kjo të ndodhë. Se a do të ndodhë apo jo varet nga uniteti në Kosovë, në luginë dhe nga hapat tjerë të mëtutjeshme për një zgjidhje përfundimtare me marrëveshjen historike në mes Kosovës dhe Serbisë, pra një marrëveshje e karakterit, shpirtit dhe substancës evropiane“, tha ai.

Ai shtoi se as që vjen në shprehje diskutimi për Trepçën, Ujmanin dhe veriun e Kosovës. /KosovaPress/

Loading...