Rekordet e ish-trajnerëve të Real Madridit gjatë kohës kur president i këtij klubi ka qenë Florentino Perez janë mjaft të njohura, megjithatë rrallëherë dëgjohet se çfarë ndodhi me ta pasi u larguan nga Santiago Bernabeu.

Vicente del Bosque (1999 – 2003) – I pensionuar

Kur Perezi i fitoi zgjedhjet për ta marrë qeverisjen e Real Madridit, De Bosque veçse ishte trajner i klubit dhe tani me ta kishte fituar një Kupë Evropiane dhe dy tituj të La Ligës, megjithatë ai u largua nga kjo pozitë menjëherë pasi e kishte fituar ligën. De Bosque tanimë është pensionuar pasi kishte arritur ta fitonte Kupën e Botës me Spanjën, transmeton Gazeta Express.

Carlos Queiroz (2003 – 2004) – Trajner i Iranit

De Bosque u zëvendësua me trajnerin e panjohur të Manchester Unitedit, Queiroz, i cili zgjati për më pak se një vit në pozitën e trajnerit të Real Madridit. Ai pastaj e mori drejtimin e Kombëtares së Portugalisë, por pa sukses, dhe tani është trajner i Iranit që nga viti 2011.

Jose Antonio Camacho (2004) – Pa klub

Shkarkimi i Queirozit bëri që në pozitën e trajnerit të Real Madridit të vinte Camacho, i cili pas vetëm disa ndeshjeve u shkarkua. Ai më vonë e mori drejtimin e Benficas, Osasusën e më vonë u bë trajner i Kombëtareve të Kinës dhe Gabonit.

Mariano Garcia Remon (2004) –Pa klub

Remon ishte trajner i madrilenëve për vetëm tre muaj, dhe kjo mbeti puna e tij e fundit në karrierën si trajner.

Vanderlei Luxemburgo (2004 – 2005) – Pa klub

Real Madridi e mori në punë trajnerin brazilian për ta larguar klubin nga kriza, por ai u shkarkuar në dhjetor për shkak të rezultateve të dobëta. Ai më vonë u bë trajner i disa klubeve braziliane, si: Flamengo, Fluminense, Palmeiras dhe Santos.

Juan Ramon Lopez Caro (2005 – 2006) – Superliga Kineze

Caro nuk u shkarkua nga Perezi, pasi që ky i fundit dha dorëheqje nga pozita e presidentit. Pasi u largua nga Real Madridi, ai filloi një karrierë ekstensive, si trajner i Racing, Levantes, Celta Vigo dhe pastaj për Spanjen U-21. Ai punoi në Rumani, Arabi Saudite, Oman dhe tani punon në Superligën Kineze.

Manuel Pellegrini (2009 – 2010) – West Ham United

Rezultatet e dobëta në Ligën e Kampionëve ishin arsyeja e shkarkimit të Pellegrinit, i cili pastaj u bë trajner i Malagas e pastaj arriti ta fitojë titullin e Premierligës me Manchester Unitedit. Për momentin, ai është trajner i West Ham Unitedit.

Jose Mourinho (2010 – 2013) – Manchester United

Mourinho erdh në Real Madrid pasi e fitoi tripletën me Interin, dhe ai e fitoi La Ligën në sezonin e tij të parë, Copa del Rey në sezonin e tij të dytë, por ai kurrë nuk arriti përtej gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Pas Real Madridit, ai u kthye në Chelsea, ku u shkarkua një vit pasi e fitoi titullin e Premierligës dhe tani është në sezonin e tij të tretë me Manchester Unitedin.

Carlo Ancelotti (2013 – 2015) – Napoli

Ancelotti erdhi në Real Madridi për ta fituar titullin e tij të dhjetë të Ligës së Kampionëve, dhe këtë gjë e arriti qysh në sezonin e tij të parë. Pas Real Madridit, ai e kaloi një sezon me Bayern Munichun dhe tani është kthyer në Serie A si trajner i Napolit.

Rafa Benitez (2015 – 2016) – Newcastle

Rezultatet e këqija në fillim të sezonit dhe disfata ndaj Barcelonën bën që tani trajneri i Newcastleit të shkarkohet nga pozita e trajnerit të Real Madridit.

Zinedine Zidane (2016 – 2018) – Pa klub

Vendimi për ta emëruar Zidanen trajner të Real Madridit u cilësua i rrezikshëm, por ai arriti ta fitojë tri herë radhazi titullin e Ligës së Kampionëve dhe një titull të La Ligës brenda dy sezoneve e gjysmë me madrilenët. Por, ai vendosi të largohet nga klubi në fund të sezonit të kaluar dhe ende nuk e ka zgjedhur klubin e tij të radhës. /Gazeta Express/

 

Loading...