Nga Ylli Dylgjeri

A pranoni të bëjmë një shkëmbim Baca Isa?

Tu japim Ballist Morinin e të na jepni Albinin. Si ju duket?

E meritoni Ju një ballist, e ne një Albin. Me ç’na dëgjojnë veshët këtej e andej, na bënte më shumë punë Ne në luftën ndaj korrupsionit një Albin.

E ju bënte punë më shumë Ju atje për të mbrojtur kufijtë një Ballist. Kjo është filozofia që na përshtatet sot më mirë. Edhe fansat kështu janë ndarë.

Ballistë andej e Albinis-të këtej. Është më afër nesh kjo aferë. Janë karaktere tipike për kohën që po jetojmë. Ne të luftojmë hajninë me Albin e Ju ti mbroni më mirë kufijtë me Ballistin. Ju a japim megjithatë harte ballistin tonë.

I shkëmbejmë me ceremoni në Morinë. Jo se Ju, jeni më pak hajna andej kufirit, por e keni dhe një EULEX për roje. Ne akoma nuk na kanë ardhë nga evropi për të na ndrequr këtu me “EULEX”.

Mendoje njëherë Isa. E ndaje shpejt, sa nuk të janë shtuar më shumë hallet, se boll të menduar e të rënduar e ke hijen. Bisedoje njëherë edhe me Hashimin, se ai i mbulon marrëdhëniet me jashtë kufijve. Është edhe më kompetent për pazaret: “më jep një qen me lesh , tu japim një akrobat”- Hashimi.

Ti shpëtojmë djemtë nga burgu, e njëherësh shpëtojmë kufinjtë dhe kombin e lodhur nga dhe hajnia e tradhtia. Tung.

Loading...