Emergjencë e re për ndotjen e ajrit në Kinë, kjo sipas të dhënave të publikuara nga ambasada amerikane në Pekin. Dukshmëria tashmë është reduktuar në disa dhjetëra metra.

Studimi vëren se ndotja e mjedisit në vazhdim në pjesën veriore të Kinës favorizon shfaqjen e kancerit të mushkërive, sëmundje kardiovaskulare gjithashtu dhe goditje në tru.

Sipas një publikimi të “Financial Times” gjithnjë e më shumë, retë toksike kane shkaktuar alarm tek autoritetet kineze, pas një rekordi që u verifikua në ndotjen e ajrit në kryeqytet, duke detyruar qytetarët të jenë të pajisur me filtra ajri dhe me maska speciale.

Loading...