Lëvizja Malazeze-Hercegovase “ka dënuar ashpër” aksionin e Njësive Speciale Operative të Policisë së Kosovës në “sulmin” ndaj të ashtuquajturit drejtor të Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq.
“Lëvizja dënon fuqishëm këtë akt të terrorizmit dhe nxit autoritetet kompetente kombëtare dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq të tërhiqet nga Marrëveshja e Brukselit dhe këtë ta kërkojnë edhe nga institucionet paralele të Serbisë në Kosovë dhe Metohi”, thuhet në njoftimin e lëvizjes

Kjo lëvizja thotë se mund të ofrojë ndihmë në rastin e “përshkallëzimit të konfliktit” me 1 mijë vullnetar, shkruan Novosti, transmeton lajmi.net.

“Në rast të një përshkallëzim të konfliktit dhe Armata e Republikës së Serbisë është e detyruar të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë, lëvizja Malazeze-Hercegovase menjëherë do të vërë në dispozicion të Ushtrisë së Serbisë 1000 vullnetarëve të saj të gatshëm për të mbrojtur atdheun”, thuhet aty.

Loading...