Një operacion antidrogë ka dërguar  në pranga dy shqiptarë, 26 dhe 23 vjeç dhe policia ka sekuestruar një sasi kokaine me vlerë prej 1 milionë eurosh e cila thuhet se ishte e destinuar për tregun vendas.

Gjatë kontrollit në banesën  dy shqiptarëve, policia ka gjetur 1.6 kilogramë pluhur të bardhë që e kishin fshehur në brendësi të mbajtëseve të këpucëve: droga mësohet se do të hidhej në tregun e brendshëm të Rimit dhe sipas llogarive të policisë vlera do të shkonte në 1 milionë euro.

Policia tha se ka gjetur gjurmë droge edhe në tavolinë dhe dysheme, kjo për shkak të përgatitjes së dozave që bënin shqiptarët.

Loading...