100 gola në fanellën e Shkëndijës:Ja kë falënderon Ibragol

Shkëndia dje shënoi fitore prej 2-1 në derbin shqiptar kundër Shkupit në Cair. Autor i dy golave për kampionin e vendit i realizoi Besart Ibraimi, i cili arriti deri te një qëllim i madh në karrierë-100 gola në fanellën e Shkëndijës.

“Shtatëshja” e Shkëndijës ka shënuar 71 gola në ligën e parë, 15 në kupë dhe 14 në kupat europiane (5 në eliminatorët e LK-së dhe 9 në elimiaatorët e LE-së).

Ai tha se falënderon bashkëlojtarët për këtë arritje.

 

“Për një sulmues të arrish të shënosh 100 gola është ndjenjë e shkëlqyeshme. Është dicka që nuk mund të përshkruhet me fjalë, gjithsesi për këtë arritje më meritorë janë bashkëlojtarët, si dhe trajnerët me të cilët kam bashkëpunuar në periudhën e kaluar te Shkëndija. Do të vecoja edhe përkrahjen nga tifogrupi Ballistët, të cilët gjithmonë më kanë dhënë motiv të madh”, tha Besart Ibraimi. /lajm

Loading...