Ka nisur në Vlorë ceremonia për 103-vjetorin e Pavarësisë. Presidenti Nishani, kryeministri Rama dhe zëvendëskryetarja e Parlamentit Leskaj ndodhen në Vlorë, ku kanë ngritur flamurin.

Gjithashtu, në shenjë mirënjohje, ata kanë vendosur kurora me lule pranë monumentin të Pavarësisë, në sheshin e “Flamurit”.

Ndërkohë, thuajse në të njëjtën orë, në Tiranë drejtuesit më të lartë të opozitës i qëndruan traditës së vendosur prej tyre duke përkujtuar më 28 Nëntor Pavarësinë dhe Çlirimin.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe zyrtarë të tjerë të lartë të opozitës nderuan dëshmorët duke vendosur kurora me lule dhe përulur para tyre.

Basha shprehu bindjen se ky 28 Nëntor do të shërbejë për ndërgjegjësimin e shqiptarëve dhe ngritjen e tyre kundër tiranisë së varfërisë, padrejtësisë arrogancës dhe arbitratitetit.

“Asnjë komb tjetër nuk ka paguar më shtrenjtë  për lirinë se kombi shqiptarë. Por kjo liri është e paplotë pa lirinë nga tirania e padrejtësisë, pa lirinë nga tirania e varfërisë, pa lirinë nga tirania e arrogancës dhe arbitratitetit”, tha Basha pas vendosjes së kurorave me lule në monumentin e Çlirimit në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në kryeqytet.

Loading...