Kuriozitete

11 Mënyrat për mësim më të suksesshëm

school-books-1

Truri ynë mund ti kap 2.5 Petabyte informacione, që përafërsisht është i njejtë me 3 Milion orë video.

Këtu janë disa këshilla nga shkencëtarët dhe ekspertët e mësimit ku janë të bazuara për pranimin e informatës maksimalisht:

Përsëritja e shpeshtë

Për maksimalizimin e mësimit duhet të mësoni shkurt dhe shpesh. Shkencëtarët dëshmojnë se miliona dhe biliona fije të trunit mund të lidhen përderisa ju jeni në gjumë, kjo domethenë se mësimi është më efektiv kur ju mësoni duke pasur edhe pushime, provojeni këtë përreth 15 minuta cdo ditë dhe ju do të befasohuni për preogresin që do të arrini vetëm për 1 javë.

Gjeni stillin tënd

Askush nuk e ka stilin e mësimit të njejtë , dikush shkarravit fotografi duke e ndëgjuar profesorin dikush tjetër i numëron 1 kilogram arra por ka edhe të tjerë që shikojnë video duke lexuar një libër pra cdokush është i ndryshëm.

Të kesh gjumë të mirë

Gjumi dhe ëndrrat janë shumë efektive për ruajtjen e informatave të reja. Universiteti Harvard ka zbuluar se studentët që kan gjumë të mirë i ju kujtohen mësimet më mirë për 35% se sa ata që mësojnë në mëngjes dhe e kryejnë testin në mbrëmje.

Përqendrimi 

Në qoftë se mendoni ti shtyni mësimet për më vonë për shembull në vend se të mësoni matematik ti përdorësh rrjetet sociale. Gjithmonë mbroje veten nga dekoncentrimi, mënyra më e mirë që ta parandalosh atë është që ta fikësh telefonin tuaj ose të shkosh në një vend të qetë sic ështe libraria.

Teknika e Pomodorës

Vendoseni një alarm për 25 minuta dhe mësoni, kur alarmi cingërron bëni një pushim për 5 minuta në qoftë se doni të vazhdoni atëher kurdiseni alarmin prap, këto pushime të shkurtra janë shumë të relaksuara dhe ju motivon që të vazhdoni më tutje.

Gjërat e vështira së pari 

Së pari bëni gjërat e vështira sepse në mëngjesi e keni vullnetin më të madh se sa pjesët e tjera të ditës, pasi që ti përfundoni gjërat e vështira në mengjes ju do të ndjeheni më mirë gjatë tërë ditës.

Ushtrime, Meditim dhe Bisedë

Janë disa aktivitete që rritin kapacitetin e trurit siq janë Ushtrimet fizike, Meditimi i rregullt dhe bisedimi i mirë, këto krijojnë neurone të reja përbrenda trurit dhe rritin kapacitetin e tij.

Ndryshoje vendin e leximit

Në një ekspiriment 2 grupe të studentëve duhet ti kujtojnë disa fjalë, Grupi i parë e ndërroi klasën kurse grupi i 2të nuk e ndërroi. Grupi i cili mësoi në dy klasë të ndryshme, e para klasë ishte e vogël dhe e errët kurse tjetra e madhe dhe me shumë dritare ishte 40% më e sukseshme se grupi i cili mësoi në një klasë të vetme.

Mos e analshkalo argëtimin

Gjeje një mënyrë që të argëtohesh cfardo lloji që të jetë. Shkencëtarët modern të mësimit besojnë se emocionet pozitive janë shumë të rëndësishme për rritjen e potencialit të mësimit, kshtu që bëni vetës një të mirë dhe argëtohuni.

30% Lexim 70% Recitim

Në qoftë se keni 1 orë për tu përgatitur për një fjalim, 20 Minuta shpenzoni ta lexoni tekstin kurse 40 minuta të tjerë praktikoni në recitim, kjo metodë zakonisht udhëheqë në rezulatat të suksesshëm.

Korigjimi i vetvetës

Pasi që ta përfundoni mësimin krijone një test qka keni mësuar për vetvetën. Kjo mund të rritë mirëmbajtjen e informatave për 30% më shumë.

Mos e detyro vetvetën që të jesh i motivuar, motivimi është si të jesh i uritur. Pra ne qoftëse nuk je i uritur, mos u mërzit merre një pushim dhe bë dicka tjetër.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top