11 vjeçari u shpëton kidnapuesve, paraqitet në polici

Policia e Kosovës bën të ditur se i mituri E.T i kidnapuar mbrëmë në qytetin e Shtimes është paraqitur rreth orës 00:15 në stacionin e Policisë në Ferizaj.
“Më 9.4.2018 rreth orës 00:15 minuta, viktima është paraqitur në stacionin policor në Ferizaj .Viktima është në gjendje të mirë shëndetësore dhe sipas deklaratës së tij,ai kishte arritur që të dalë nga automjeti i të dyshuarve dhe është paraqitur në polici”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë hetuesit policor janë duke i vazhduar hetimet për zbardhjen e rastit.

Mbrëmjen e kaluar policia në Shtime ka pranuar një informatë se një fëmijë i moshës 11 vjeçare (mashkull) është kidnapuar nga person/a të dyshuar.

Me këtë rast,të dyshuarit kanë qenë me një automjet Xhip, ngjyrë e mbyllët, tabelat e të cilit nuk dihen për momentin

Loading...