13 Gushti sivjet shënohet si datë që e ofroi Shkupin me Brukselin

Përvjetori i Marrëveshjes së Ohrit sivjet do të shënohet pak më ndryshe nga vitet tjera, njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë. Kjo datë edhe formalisht sivjet do të festohet si datë që ofron Maqedoninë me Bashkimin Evropian. Edhe motoja e organizimeve që bëhen sivjet është në këtë frymë, respektivisht “Rruga drejt Brukselit përmes Ohrit”. Qeveria ka miratuar një program të veçantë për shënimin e 13 gushtit, që parasheh një panel me moton e lartpërmendur në Klubin e Deputetëve, si dhe pritje solemne.

“Sivjet shënimi i kësaj date do të jetë me karakter tematik. Duke marrë parasysh se Maqedonia hapëron drejt BE-së dhe NATO-s, si dhe duke pasur parasysh përfitimet nga Marrëveshja e Ohrit në këtë rrugëtim, 13 Gushti sivjet organizohet nën përkujdesjen e Sektorit për Çështje Evropiane”, deklaroi për Gazetën lajm zëdhënësi i Qeverisë, Muahmet Hoxha.

Duke marrë parasysh se viti 2018 është një vit i rëndësishëm për integrimin e Maqedonisë edhe shënimi i 13 Gushtit si datë e rëndësishme në procesin eurointegrues sivjet do të

Janë ftuar mysafirë të shumtë, duke përfshirë përfaqësuesit më të lartë të BE-së dhe NATO-s në fillim të këtij shekulli, Havier Solana dhe Xhorxh Robertson, pastaj lehtësuesit e negociatave për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit, Xhejms Perdju, Fransoa Leotar, Alan Le Roa, Piter Fejt, e kështu me radhë. Të ftuar janë edhe kreu shtetëror e politik në Maqedoni, përfaqësues të grupeve parlamentare, Ministra, zv/ministra, drejtor, sektorit joqeveritar, analistë, ekspertë e profesorë universitarë.

Loading...