13 mijë persona të bllokuar nga bora, helikopteri përdoret për evakuim

Bora ka bllokuar të gjitha rrugët që çojnë në Zermatt, një resort skijimi i famshëm në Alpet zvicerane, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare.
Rreth 13 mijë persona kanë mbetur të bllokuar nga bora në këtë hotel, ndërkohë që autoritetet kanë filluar operacionet e evakuimit të turistëve, të cilët thjesht po kalojnë kohën duke pritur ndihmë për të dalë nga kompleksi turistik.

Ekipet emergjente përdorën helikopterët për të arritur në zonat e bllokuara, pasi bora që ka rënë në sasi të mëdha ka bllokuar qasjen përmes rrugëve tokësore.

Edhe operacionet për hapjen e rrrugëve dhe largimin e borës kanë filluar, por raportohet që rruga nuk do të jetë e hapur deri ditën e nesërme. /gazetametro.net

b11

Loading...