Rajon-Botë

13 të vdekur nga trazirat në burgun meksikan

auto_burgu1507731084

Trembëdhjetë persona janë vrarë nga një trazirë në një burg meksikan.

Kështu kanë deklaruar autoritetet e shtetit verior të Nuevo Leon.

Tetë të tjerë u plagosën rëndë në trazirat në burgun Cadereyta derisa mediat lokale raportojnë se 250 të burgosur u përleshën me forcat e sigurisë.

Një zëdhënës i qeverisë së shtetit tha se “forca vdekjeprurëse” ishte përdorur për të rifituar kontrollin e plotë të objektit.

Tensionet gjithashtu u rritën edhe jashtë burgut, pranë Monterrey, pasi miqtë dhe të afërmit e të burgosurve u përleshën me policinë.

Autoritetet thonë se një përleshje fillestare – thuhet se midis bandave rivale – u asgjësua të martën në mëngjes por dhuna sërish shpërtheu më vonë kur të burgosurit filluan zjarret.

Kjo përleshje është e fundit në një varg të përleshjeve të përgjakshme në burgjet e Meksikës, të cilat shpesh dominohen nga bandat e drogës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top