13-vjeçari martohet me të dashurën shtatzënë (Video)

Një djalë 13-vjeçar është martuar me të dashurën e tij shtatzënë në një fshat të Kinës.
Të sapomartuarit, në të njëjtën moshë, jetojnë në Ding’an të provincës Hainan dhe nusja ishte 5 muajshe shtatzënë kur dasma u zhvillua, sipas mediave kineze.

Kjo ngjarje ka ngjallur shumë polemika.

Pas publikimit të videos, çifti shihet i veshur me kostume të kuqe duke ndjekur zakonet kineze të martesës, shumë njerëz shprehën shqetësimin e tyre duke thënë ata ishin shumë të vegjël për tu kujdesur për veten e tyre, jo më për njëri-tjetrin.

Si edhe shprehën shqetësimin se njerëzit jetojnë ende me zakone të kaluarës, ku prindërit kanë si prioritet kryesor të martojnë fëmijët e tyre dhe jo ti edukojnë.

Mosha ligjore e martesës në Kinë është 20 për gratë dhe 22 për burrat.

Shumë nga çiftet adoleshente janë fëmijë të lënë pas dore nga prindërit e tyre, të cilët jetojnë dhe punojnë në qytete të mëdha mijëra kilometra larg shtëpisë, raporton Xinhua.

Fëmijët zakonisht rriten me gjyshërit dhe nuk u jepet edukimi i duhur seksual.

Loading...