Media franceze ka identifikuar kamionistin që shtypi turmën në Ditën e Bastijës në Nisë të Francës. Ai është një 31-vjeçar tunizian, shkruan The Independent, përcjell Syri.net.

Gazeta lokale Nice-Matin njoftoi se burri kishte pasur armë dhe granata në vete në kamion në kohën e sulmit.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, që citon një policisë, burri u zbulua nga dokumentat që u gjetën brenda kabinës së kamionit.

Dokumentet tregonin se ai ishte me banim në Nisë, njoftoi AFP.

Kamioni eci me vërtik disa qindra metra nëpër sheshin e famshëm Promenade des Anglais buzë detit duke shtypur spektatorët që shihnin fishekzjarrët, dëgjonin orkestrën ose shëtisnin nëpër plazh pranë hotelit të vjeter shekullor Negresco.

Loading...