Fondacioni Metamorfozis, Fondacioni Shoqëri e Hapur, Komiteti i Helsinkit si dhe 10 organizata të shoqërisë civile sot fuqishëm e dënuan joefikasitetin e institucioneve në kryerjen e hetimeve që kanë të bëjnë me përcaktimin e lëshimeve dhe përgjegjësinë për arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Ato kërkojnë që hetimet të kryhen urgjentisht, edhe atë brenda 10 ditësh dhe të përckatohet përgjegjësia për lëshimet, mosveprimin eventual ose për pjesëmarrje eventuale.

“Përndryshe, ne do të kërkojmë përgjegjësi politike të zyrtarëve më të lartë. Apelojmë mos të dëmtohet perspektiva e Maqedonisë për në BE, e cila varet në sundimi i së drjetës. Përkujtojmë se shmangia e drejtësisë e rrënon shpresën e qytetarëve në demokraci, për të cilën populli luftoi për vite me rradhë.

Kanë kaluar më shumë se dy javë nga publikimi i reagimit tonë të parë, në të cilin kërkuam që urgjentisht të nisin hetime dhe përcaktimi i gjendjes faktike dhe lëshimet të cilat rezultuan me atë që Gruevski, i dënuari më i famshëm në Ballkan, u bë i arratisuri më i famshëm në rajonin e uritur për drejtësi.

Dështimi për të ndërmarrë ndonjë përgjegjësi, pavarësisht indikacioneve për gabime serioze dhe mosrespektim të Ligjit për ekzekutim të sanksioneve dhe Rregullores për mënyrën e kryerjes së punëve policore nga ana e Gjykatës Themelore Shkup 1 dhe Ministrisë së brendshme, i rrit dyshimet se vullneti për të përcaktuar të vërtetën nuk ekziston. Kështu, përsëri po hymë në rrethin magjik të ruajtjes së kulturës së mosndëshkimit”, thuhet në reagim.

Loading...