Maqedoni

14 persona lëndohen në aksidentin zinxhiror, autostrada Shkup-Kumanovë

20134629_1576722569044680_656193629_n

Të paktën 14 persona janë lënduar në një aksident rrugor që ndodhi në udhëkryqin në autostradën Kumanovë-Shkup.

Aksidenti ndodhi dje pasdite para orës 18 dhe në të sipas informacioneve paraprake kanë marr pjesë një xhip, një autobus dhe edhe një automjet.

“Nga 14 personat e lënduar, dhjetë janë nga autobusi, katër nga xhipi dhe janë shtetas të R. së Shqipërisë. Dy prej tyre për shkak të karakterit të lëndimeve janë dërguar në klinikat e Shkupit, ndërsa dy janë mbajtur në mjekim të mëtejshëm në pavjonin e kirurgjisë në Kumanovë dhe janë jashtë rrezikut të jetës”, deklaroi drejtori i spitalit të Kumanovës, Arif Latifi.

Dhjetë të lënduarit e tjerë, udhëtarë nga autobusi, pas ndihmës së dhënë janë dërguar në mjekim shtëpiak.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kryen prokurori dhe ekipi i SPB të Kumanovës, prej ku paralajmëruan informacione të hollësishme gjatë ditës së sotme

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top