Në vitin 2013, Llakatura ishte oficer aktiv në zonën e Staten Island. Njëkohësisht ai ishte anëtar edhe i një grupi kriminal, që drejtohej nga një tjetër shqiptar, R. D.
Ky grup kriminal u vendoste gjoba bizneseve duke i shantazhuar dhe kërcënuar. Ish-polici Besnik Llakatura shantazhonte biznesmenë, duke i detyruar të paguanin mijëra dollarë në muaj.
Në dhjetor të vitit 2015, Llakatura pranoi fajësinë në Gjykatë dhe u shkarkua nga Departamenti i Policisë së Nju Jorkut.
Sipas avokatëve të Besnik Llakaturës, 38-vjeçari bëri gabim të madh duke u bashkuar me organizatën.
/Tvklan/

Loading...