6 C
Skopje
Wednesday, November 21, 2018
Home Lajme Rajon-Botë 140 luftëtarë shqiptarë janë rreshtuar në radhët e ISIS. Ja nga cilat...

140 luftëtarë shqiptarë janë rreshtuar në radhët e ISIS. Ja nga cilat qytete janë

140 luftëtarë shqiptarë janë rreshtuar në radhët e IS, ku pjesa dërrmuese e tyre vijnë nga shtresat e margjinalizuara. Sipas kreut të Shërbimit informative shtetëror në Shqipëri, Visho Ajazi, në fjalimin e tij në një konferencë në Tiranë, tha se vëmendja duhet të fokusohet në institucionet arsimore, pasi janë këto institucione që gjurmohen shpesh nga ekstremistët.

Visho Ajazi: Numri i atyre të cilën kyçen në këto rrjete është në rritje. Mbase njerëzit duan më shumë vëmendje nga shteti, shkolla, shoqëria, komuniteti fetar, pasi janë me probleme financiare, edukimi dhe duhen adresuar.

Kryeqytetet shqiptare si Tirana, Shkupi, Prishtina si dhe një sërë vendesh të tjera sipas studimit të Institutit Kanadez të Teknologjisë mbeten vendet më vulnerabël ndaj rekrutimeve të ISIS.

Fabian Zhilla: “Frekuentimi më i madh e shohim në Tiranë e Shkodër për Shqipërinë; Tetova, Gostivari, Shkupi në Maqedoni, në Kosovë shohim Gjilanin, Ferizajn, Prishtinën”

Për Kryetarin e komunitetit muslim an në Shiqipëri Skënder Bruçaj, qeveria shqiptare duhet ta adresojë luftën ndaj ekstremizmit kundër medias online. Sipas tij rekrutimi online është një metodë që është vënë re edhe në vendin tonë.

Skënder Bruçaj: “Rrjetet sociale janë një nga burimet kryesore që kjo organizatë terroriste përdor për rekrutimet e reja”

Gjatë konferencës ” strategjitë e marrëdhënieve online me publikun të ISIS në Shqipëri” ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile apeluan njëzëri se përballja online me propagandën e ISIS në Shqipëri ka dështuar.

Loading...