15 institucione shtetërore, pa asnjë të punësuar

Gjithsej 15 institucione në nivel lokal dhe atë qendror nuk kanë asnjë të punësuar. Nëntë prej tyre kanë vetëm udhëheqës, tregon Raporti për numrin e të punësuarve në sektorin publik. Këto institucione janë shfrytëzues buxhetor për të cilët çdo vit ndahen para për funksionimin e tyre. Sipas ekspertëve, është e domosdoshme që të bëhet racionalizimi i institucioneve, veçanërisht te ndërmarrjet publike komunale që kanë këshilla drejtuese dhe drejtorë të cilët realisht nuk kryejnë punë operative. Një këshillë drejtues dhe një drejtor mund të menaxhojnë me më shumë ndërmarrje publike. Në këtë mënyrë mund të zvogëlohet administrata voluminoze.

“Duhet pasur racionalizim në institucione si biblioteka, shërbime publike si ndërmarrje publike komunale ku e dimë se anëtarët e Këshillit drejtues nuk janë operativa e organizatës, por përkundrazi, të punësuarit. Drejtorët dhe anëtarët e këshillave drejtuese të cilët takohen katër herë në vit nuk shkojnë të grumbullojnë mbeturina”, deklaroi profesor universitar Dragan Gocevski.

Lidhur me atë se cili është numri optimal i të punësuarve që mund t’i përballojë ekonomia e Maqedonisë, Gocevski shprehet se pyetja e vërtetë që duhet të parashtrohet në çdo vend është se sa shërbime për sa qytetarë mundësojmë, gjegjësisht sa para kushtojnë ato shërbime. Shkurtimi i numrit të të punësuarve, sipas tij, është i domosdoshëm te një pjesë e ministrive, por në kurriz të kësaj duhet doemos të rritet numri i të punësuarve në shëndetësi.

“Sekretariati për Marrëveshjen kornizë duhet të përjetojë një zvogëlim akut, shërbimet parlamentare mund të bëjnë një reduktim të caktuar në llogari të profesionalizmit më të madh dhe specializimit të shërbimeve të tyre, ndërmarrjet komunale publike, ka dhjetëra te të cilat vlerësoj se mund të zvogëlohet numri i të punësuarve, ato janë më të mëdhatë”, theksoi ai.

Ai tha se nga 139 mijë administratorë, 128 mijë punonjës janë të punësuar në sektorin publik dhe se ky nuk është numër aq i madh, në krahasim me vendet e rajonit dhe të Evropës. Problemi është se ne jemi një vend i varfër dhe se ky sektor publik është gjithashtu i shtrenjtë. Jo sepse është i madh numri, por nuk prodhojmë mjaftueshëm, për të mbledhur taksa të mjaftueshme për t’i paguar këta njerëz. Vitin e kaluar kishte gjithsej 139.009 punonjës të administratës, të cilët kanë punuar në 1.299 institucione. Numri i të pakualifikuarve u zvogëlua, por numri i të punësuarve me arsim të mesëm u rrit për 2 mijë.

Loading...