Tregtarët e Kosovës dhe Shqipërisë kanë protestuar në pikëkalimin kufitar në Morinë kundër pagesës për të qarkulluar në Rrugën e Kombit, që do të nisë të aplikohet nga 15 prilli.

Protestës i janë bashkuar dhjetëra tregtarë, të cilët në shenjë proteste parkuan kamionët në të dy anët e doganës, duke krijuar një varg prej disa kilometrash, raporton KTV.
Në protestë morën pjesë importues të kripës, hekurit e prodhimeve të tjera shqiptare. Ata mbanin në duar pankarta, kundër taksës së Rrugës së Kombit dhe të tjera, ku ironizonin vendimet e dy qeverive për forcimin e bashkëpunimit ekonomik.

Në pankarta shkruhet thënia e Faik Konicës “Ruje Zot Shqipërinë nga Shqiptarët”, dhe “Ne po vendosim kufi, nuk po e heqim atë”.

Tregtarët thanë se do të kthehen bosh në vendet e punës, duke bojkotuar ngarkesat me mallra në Shqipëri. Ata madje kanë paralajmëruar ndërprerjen e shkëmbimeve tregtare me Shqipërinë për shkak të taksës në “Rrugën e Kombit”.Në protestë morën pjesë importues të kripës, hekurit e prodhimeve të tjera shqiptare. Ata mbanin në duar pankarta, kundër taksës së Rrugës së Kombit dhe të tjera, ku ironizonin vendimet e dy qeverive për forcimin e bashkëpunimit ekonomik.

Loading...