Sport

16 lojtarë të Realit nuk e kanë fituar kurrë La Ligan, tetë po

5_1495186679-7332361

Real Madridit i duhet vetëm edhe në pikë që të fitojë titullin e La Ligas, të parin pas pesë viteve

Ky edicion pritet të jetë i veçantë për 16 lojtarë të Real Madridit, nëse arrijnë të fitojnë titullin e La Ligas.

Skuadra madrilene ndeshjen e fundit do ta luaj në udhëtim ndaj Malagas dhe i duhet të paktën një pikë për të fituar titullin e 33’ të La Ligas.

Ky titull mund të jetë i pari për 16 lojtarë, të cilët që prej transferimit të tyre në Real kurrë nuk e kanë fituar.

Prej skuadrës aktuale prej 24 futbollistëve, vetëm tetë prej tyre kanë triumfuar në Spanjë.

Lojtarët që nuk e kanë fituar kurrë La Ligan janë: Toni Kroos, Carvajal, Isco, Asensio, Modric, Bale, Keylor Navas, Nacho, James, Casemiro, Kovacic, Lucas Vázquez, Danilo, Casilla, Mariano dhe Yánez

Ndërsa tetë lojtarët që e kanë fituar La Ligan janë” Cristiano Ronaldo, Ramos, Pepe, Marcelo, Benzema, Morata, Varane dhe Coentrao

To Top