Një vajzë 16-vjeçare në Indi është djegur e gjallë pasi prindërit e saj iu ankuan pleqve të fshatit se ajo ishte përdhunuar. Të paktën 14 njerëz janë arrestuar në lidhje me ngjarjen në Jharkhand. Policia tha se pleqtë e fshatit kishin urdhëruar dy përdhunuesit që të bënin 100 ushtrime fizike dhe të paguanin një shpërblim prej 750 dollarë si dënim.
Ata u zemëruan aq shumë saqë dhunuan prindërit e vajzës dhe pastaj i vunë zjarrin.

“Dy të akuzuarit rrahën prindërit dhe më pas nxituan në shtëpinë e tyre duke i vendosur flakën vajzës me ndihmën e bashkëpunëtorëve,”-tha oficeri i policisë Ashok Ram, për AFP.

Vajza mendohet se ishte rrëmbyer nga shtëpia e saj ndërsa prindërit ishin në një dasmë.

Policia lokale tha se ajo ishte përdhunuar nga dy burra në një zonë të pyllëzuar pranë fshatit Raja Kendua, transmeton oranews. Pas zbulimit të tmerrshëm prindërit shkuan tek pleqtë e fshatit për të akuzuar autorët e dyshuar.

Këshillat e pleqve nuk përmbajnë asnjë peshë ligjore, megjithatë kanë një ndikim shumë të rëndësishëm në shumë pjesë të Indisë rurale dhe janë një mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve pas pasur nevojë për të kaluar në sistemin gjyqësor.

Policia tha se kanë arrestuar 14 nga 18 personat që do hetohen lidhur me përdhunimin dhe vrasjen brutale.

Një nga dy burrat e akuzuar për kryerjen e sulmit ende nuk është arrestuar, tha inspektori i përgjithshëm i policisë Bokaro, Shambhu Thakur për Hindustan Times.

Megjithatë, disa pleq të fshatit janë akuzuar për dhënien e urdhrave të paligjshëm dhe për manipulimin me prova.

Incidenti i fundit vjen pasi India lëkundet nga një varg krimesh të dhunshme seksuale.

Rreth 40,000 raste të përdhunimit u raportuan në Indi në vitin 2016. Megjithatë, shumë raste besohet të mos raportohen për shkak të stigmës që është e lidhur me përdhunimin dhe sulmet seksuale.

Loading...