Masakra e Gazi Babës, e njohur me emrin “tradhëtia e madhe” vazhdon të jetë një enigmë që nuk është zbardhur as sot, afro 17 vjetë nga mesnata e 7 gushtit 2001, kur forcat speciale maqedone të famëkeqit Lube Boshkovski, masakruan Lefter Goxhajn, Pajtim Rocin, Ndriçim Koxhajn, Adem Hasanin, Arben Bajramin dhe Abaz Beqirin.
Komandant Teli kishte qenë tmerri i ushtrisë maqedone në betejat më të ashpra me trupat e UÇK-së, por ai ra në duart e tyre tre ditë pasi ishte firmosur armëpushimi i 4 gushtit dhe 6 ditë përpara se të firmosej marrëveshja e Ohrit, e cila do të ishte themeli i shtetit të ardhshëm të Maqedonisë. Autoritetet maqedone e cilësuan vrasjen e tij si suksesin më të madh të gjithë luftës me guerriljet shqiptare, madje nuk ngurruan ta etiketonin si një terrorist që kishte hyrë në Shkup për të sabotuar firmosjen e marrëveshjes së Ohrit një javë më pas.
Ministri i brendshëm i asaj kohe, Lube Boshkovski masakrën e Gazi Babës e pat vlerësuar si një trumf të policisë maqedonase. 16 vite më vonë, në zgjedhjet lokale të vitit 2017 Boshkovski u afrua me BDI-në, duke përkrahë këtë parti në Tetovë dhe duke i hedhur një vello të re misteri masakrës së Gazi Babës, vello e cila më shumë ndriçon se sa që mbulon rolin e vërtetë të disa personave ë vitin 2001.

Loading...