Sot bëhen 17 vjet që nga 11 shtatori i vitit 2001, kur u kryen sulmet më të tmerrshme terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mbi 3 mijë njerëz humbën jetën kur rrëmbyesit përplasën katër aeroplanë mbi kullat binjake në Qendrën Botërore të Tregtisë në New York, mbi ndërtesën e Pentagonit në Washington dhe në një fushë në shtetin Pennsylvania.
Përgjegjës për sulmin ishte organizata terroriste Al Qaeda, e cila vepronte kryesisht në Afganistan.
Pas këtij sulmi, SHAB-të dhe aleatët e saj, sulmuan trupat terroriste Al Qaedas në Afganistan, për t’i dhënë botës një jetë më të sigurt, ndërsa pas disa viteve, trupat amerikane vranë edhe liderin terrorist Bin Laden, i cili ishte strehuar në Pakistan me familjen e tij.
Në 17-vjetorin e kësaj ngjarje, sot edhe Kosova e kujton këtë ditë të kobshme për SHBA-të dhe gjithë demokracinë botërore.
11 shtatori është dita e 254-të e kalendarit gregorian (dita e 255-t në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 111 ditë.

Ngjarje
1609 – Henry Hudson arrin në ishullin Manhattan.
1683 – Fillon Lufta e Vienës.
1709 – Britania e Madhe, Holanda dhe Austria luftojnë kundër Francës.
1911 – U themelua Middle Tennessee State University në Murfreesboro, Tennessee, si Middle
Tennessee Normal School.
11/09/2018
9/11/2018 17 vjet nga sulmi terrorist, ja ngjarjet kryesore të 11 Shtatorit – Iliria News Agency
https://ina-online.net/17-vjet-nga-sulmi-terrorist-ja-ngjarjet-kryesore-te-11-shtatorit/ 2/3
1921 – Arrestohet aktori Fatty Arbuckle nën akuzën: përdhunim.
1926 – Tentimi për vrasjen e Benito Mussolinit dështon.
1931 – Salvatore Maranzano vritet nga njerëzit e Çarles Luçianos.
1943 – LDB: Trupat gjermane okupojnë Korzikën dhe Kosovën.
1948 – Henri Queuille zgjedhet kryeministër i Francës.
1970 – Paraqitet vetura Ford Pinto.
1998 – Yevgeny Primakov zgjedhet kryeministër i Rusisë.
2001 – Në sulmin e 11 shtatorit, shkatërrohen Qendra Tregëtare Botërore në New York City dhe muri
perëndimorë i Pentagonit në Arlington, Virginia, dhe rrëzohet një avion udhëtarësh në Shanksville,
Pennsylvania. Gjithësej vdesin 2,974 njerëz. (figura 1)
2003 – Ministreja suedeze e Punëve të Jashtme Anna Lindh vdes pas sulmit të saj një dit më parë.
Lindje
1940 – Brian De Palma – Regjisor amerikan.
1958 – Scott Patterson – Aktor amerikan.
1963 – Virginia Madsen – Aktore amerikane.
1965 – Richard Melville Hall (alias Moby) – Muzikant amerikan.
1980 – Antonio Pizzonia – Pilot brazilian i Formula 1.
1976 – Francesco Totti – futbollistë italian, që tani luan për Romën
1983 – Lauryn Williams – Olympike amerikane dhe fituese e 100 metrave (2005).
Vdekje
1971 – Nikita Hrushqov, politikan sovjetik.
2001 – Atif Purivatra, teoriticient i evulucionit të identitetit nscional boshnjak.
2002 – Kim Hunter – Aktore amerikane.
2003 – Anna Lindh – Ministre e jashtme e Suedisë.
2003 – John Ritter – Aktor amerikan.
2006 – Joachim Fest – Historian dhe autor gjerman.

Loading...