Kuriozitete

19 gjëra për të cilat m’u deshën 50 vjet për t’i kuptuar

19-gjera-per-te-cilat-mu-deshen-50-vjet-per-ti-kuptuar

1. Në asnjë rrethanë mos pi tableta për gjumë dhe laksativ në një natë!

2. Nëse të duhet që me një fjalë të vetme të përmbledhësh pse raca njerëzore nuk i ka realizuar dhe se asnjëherë nuk do t’i realizojë potencialet e veta, ajo fjalë do të ishte – mbledhjet.

3. E hollë është vija ndërmjet “hobit” dhe “sëmundjes mendore”.

4. Njerëzit që botëkuptimet e tyre fetare duan të t’i paraqesin ty, thuajse asnjëherë nuk duan që ti t’ua paraqesësh atyre botëkuptimet e tua.

5. Kur Zoti, i Cili krijoi tërë Universin, dëshiron t’i dërgojë porosi gjithë njerëzimit, nuk do të përdorojë si zëdhënës të vetin ndonjë njeri me stil të keq të flokëve e që ka emision në televizion.

6. Asnjëherë nuk guxon të identifikosh jetën tënde me karrierën tënde.

7. Çfarëdo që të ndodhë, do të gjendet ndokush që shumë seriozisht do ta kuptojë atë.

8. Kur ngjan një problem, gjithnjë paraqitet njeri që sheh zgjidhje dhe që është gati të marrë në dorë komandën. Shumë shpesh, ai njeri është i marrë.

9. Asnjeri nuk e ka dert se ti a vallëzon më së miri. Vetëm ngrihu dhe luaj.

10. Asnjëherë mos lëpij thikë të mprehtë.

11. Nxirre letrën që të predikon për të ardhmen para se ta hash biskotën.

12. Forca më e fuqishme e tërë Universit është përgojimi.

13. Asnjëherë nuk do të gjesh njeri që qartë dhe thjesht do të ta shpjegojë pse ekziston llogaritje dimërore dhe verore e kohës.

14. Asnjëherë mos i thuaj ndonjë gruaje se mendon se është shtatzënë, me përjashtim nëse në atë moment sheh beben.

15. Ekziston një kohë kur duhet të ndërpresësh së shpresuari se njerëzit eksitohen për ditëlindjen tënde. Ajo kohë është kur të jesh 11 vjeç.

16. Gjëja e vetme që bashkon të gjithë njerëzit, pavarësisht nga mosha, gjinia, feja, statusi ekonomik apo prejardhja e tyre është besimi se ata janë më të mirë se vozitësit mesatarë.

17. Arritja kryesore e thuajse të gjitha protestave të organizuara është zemërimi i njerëzve të cilët nuk kanë marrë pjesë në atë organizim.

18. Ai njeri që është i mirë ndaj teje, por i vrazhdë me kamarierin, nuk është njeri i mirë.

19. Gjithsesi se miqtë të duan.

Autor: Dejv Beri
Përktheu nga maqedonishtja: Arsim Jonuzi
28 mars 2012 / arsimjonuzi.com

To Top