19 vjeçari therret me thikë në Tetovë, ja ngjarja që çoi në përleshje

Tre djem të ri janë përleshur fizikisht mbrëmjen e djeshme në Tetovë. Gjatë përleshjes, njëri prej tyre
është ther me thikë.
“Më datë 04.08.2018 në orën 22.50 është denoncuar se në rrugën ‘Marshall Tito’ në Tetovë, janë
përleshur fizikisht M.P (25) nga fshati Novo Sellë- Tetovë, nga njëra anë dhe N.R (18) nga lagjja
Drenovec të Tetovës dhe V.B (19) nga fshati Cerovë të Tetovës. Gjatë përleshjes me thikë është
therur V.B.
I lënduari është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës ndërsa më pas është dërguar në kompleksin e
klinikave ‘Nënë Tereza’ në Shkup”, bëjnë të ditur nga MPB. Policia po punon në zbardhjen e plotë të
rastit.

Loading...