Prenk Jakova, kompozitor i shquar, konsiderohet dhe si themeluesi i gjinisë së operës kombëtare shqiptare me dy veprat e tij “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” dhe “Mrika”.

Teatri i Operas e Baletit ka shpallur 2017-ën, vitin e kompozitorit Prenk Jakova, pasi ky vit përkon me 100-vjetorin e lindjes së Artistit të Popullit. Prenk Jakova, kompozitor i shquar, konsiderohet dhe si themeluesi i gjinisë së operës kombëtare shqiptare me dy veprat e tij “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” dhe “Mrika”.

Me libret të Llazar Siliqit, “Mrika” është opera e parë në historinë e artit muzikor shqiptar, të cilën ai e vuri në skenën e teatrit Migjeni në Shkodër. Ja se ç’shkruan kompozitori në kujtimet e tij për kohën kur ai punonte për këtë vepër:

“Besimi i madh që kishin shokët dhe aftësistë e mia dhe dëshira pët të pasurue repertorin e muzikës shqiptare me vepra të gjinive te nalta muzikore, më shtyu që në korrikun 1956 t’i hyjë punës për kompozimin e operës” Mrika”.

Për të shkrue këtë vepër isha pasunue me folklorin e pasun të muzikës sonë popullore dhe në këtë mënyrë u përpoqa t’ia jap gjithë personazheve dhe të gjithë momenteve lirikë dhe dramatikë, pse vetëm në këtë mënyrë do t’i shërbeja artit tonë popullor”. Opera e dytë e Prenk Jakovës “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, shfaqur ne Tiraner, u prit shumë mirë nga kolegët e dashamirësit e artit, pavaresisht disa kritikave qe e detyruan Jakoven te ripunonte disa pjese.

Prenk Jakova la pas nje krijimtari te pasur, me dhjetëra vepra vokale, këngë korale të përpunuara, pjesë orkestrale e korale, pjesë për bandë, muzikë filmash e deri tek operetat e operat. Nisur nga virtuoziteti i tij dhe veprat e larmishme muzikore, Prenk Jakova konsiderohet si një nga kolosët më të mëdhenj të muzikës shqiptare për të gjitha kohërat.

Loading...