26 gushti, ditëlindja e 108-të e Shenjtores së madhe shqiptare Nëna Terezë. Ja mrekullitë e saj

26 gushti është ditëlindja e Shën Terezës, humanitares dhe shenjtores shqiptare që lindi në Shkup në vitin 1910 dhe ndërroi jetë në Kalkuta të Indisë në 5 shtator 1997.

Në familjen Bojaxhi, Goxhja emri i vërtetë i Nënë Terezës ishte fëmija i tretë. Familja Bojaxhi me origjinë nga një rrethi i Shkodrës lindën 5 fëmijë, por dy prej tyre humbën jetën për drejtim të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite, misioni i saj si murgeshë dhe largësia fizike bën që të humbiste takimet me familjen, dhe me nënë nuk arriti të shihej më kurrë për së gjalli. i vetmi takim ishte ai me të vëllain pas 30 vitesh, ndërsa nëna dhe një nga motrat e saj u kthyen në Shqipëri, para Luftës së Dytë Botërore.

Shën Tereza u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe më pas themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurisë” (1951) për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës.

Ajo vijoj e palodhur dhe me shumë përkushtim misionin e saj për të qënë pranë të varfërve. Në vitin 1979, Nënë Tereza mori Çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare.

Në këtë moment të vecantë e gjithë bota kujton fjalimin prekës “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri.

Loading...