Në seancën e sotme për rastin e përgjakshëm të “27 Prillit”, i akuzuari Stefan Mlladenovski e ka zbuluar skenarin e plotë të sulmit në Kuvend që ndodhi vitin e kaluar, njofton Portalb.mk. Ai si organizator të sulmit në Kuvend i ka theksuar Aleksandar Vaslievskin – Ninxha dhe Vlladimir Atanasovin, drejtorin e atëhershëm të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Vlladimir Atanasov. Ai ka theksuar se protestat anë pasur mbështetje logjistike nga të gjitha degët e VMRO-DPMNE, ndërkaq vetura që i ka udhëhequr veturat është siguruar nga komiteti komunal i partisë nga Kisella Voda. “Dihej që nga koha e protestave se do të duhet që të hyhet në Kuvend në ditën kur LSDM-ja të formojë Qeveri dhe kur të zgjedhet kryetari i Kuvendit”, thotë ai. Mlladenovski më pas ka rrëfyer se në shkurt janë ftuar në “Aristokrat” ku Nikolla Boshkovski u ka thënë se shteti patjetër duhet që të mbrohet dhe se kanë mbështetje nga DSK, ndërkaq të gjithë udhëzimet i kanë marrë nga Ninxha. “Kolo i është lajmëruar vëllait tim më 27 prill rreth orës 13 dhe na ftoi që të shkojmë në restorantin “Dion”. Atje Ninxha ishte i pranishëm bashkë me ekipin e tij dhe na ka njoftuar se sot është dita. Më vonë e dëgjova kur i thotë Kolos se duhet që të marrë maska për pamje më të ashpër dhe i dha para pas së cilës jemi drejtuar deri në shitoren “Kamufllazh”, tha ai. Pasi që i kanë blerë maskat janë kthyer në “Dion” ku kanë dëgjuar se si në Kuvend po këndohet himni shqiptar, që ka shkaktuar, ashtu siç ka thënë, zemërim shtesë, revoltë dhe atmosferë negative. “Deshëm që të shkojmë në protestë, por Ninxha na tha se ende është herët. Diku rreth orës 18 e 40 Kolo na tha se Ninxha ka thënë që të shkojmë në Kuvend dhe u nisëm me grupin rreth 50 persona. Diku te Parku i Gruas (përballë Kuvendit) na tha se po hyhet në Kuvend dhe të vendosim masa, gjatë së cilës vendosën vetëm disa prej neve. Kur i pash deputetët e LSDM-së në pres-qendrën mu bë e qartë se jemi të kurdisur. U ktheva dhe u largova. Shkova drejt sallës. Erdhi vëllai i Nikolla Mitrevskit Kolo, i cili ma kërkoi maskën, pasi që unë kam pasur kapelë. Atëherë u drejtova drejt Parkut Grua. E takova Ninxhan, ndërkaq me të ishte edhe Kolo. Thuajse të gjithë ishin atje nga kafiteria Dion. Ishte edhe Igor Jug, i cili është ankuar se shok-bomba i ka krisur në duar dhe e ka rrahur policia”, ka deklaruar i akuzuari Mlladenovski.Ai u rikujtua se atje kanë qenë edhe Dejan Dimovski Bokse, i punësuar në DSK.
“Bosker na tha se të mos kemi shqetësim pasi që ai i ka thyer kamerat. Na tha se në orën 22, presidenti do të shpallë gjendje lufte dhe se tanimë Policia Ushtarake është vendosur në Grupçin, në Gostivar-Tetovë. Bokser na tha se atë informatë e ka marrë nga një person Sinisha, i cili ka punuar te presidenti”, theksoi Mlladenovski. Ai shtoi se së shpejti deri tek ata ka arritur sinjal se është përgatitur një grup i armatosur i shqiptarëve. “Atëherë Ninxha shkoi që të shihet me Nikolla Boshkovskin. Paraprakisht kishte ardhur me veturë te Spitali i Qytetit në të cilin ka pasur armatim, automatik dhe gjysmë-automatik. E pyeta Ninxhan se çfarë do të ndodh kur të vijnë shqiptarët e armatosur dhe ai tha, se këtu ka njerëz që dinë të gjuajnë”, tha Mlladenovski.Ai theksoi se përfundimi i përgjithshëm paska qenë se populli është tradhtuar, montuar dhe rrahur, transmeton Portalb.mk. Më pas vazhdoi të tregojë se rreth mesnatës kanë shkuar në restorantin Dion, ku i cili ka qenë i mbyllur, por ata kanë qëndruar në tarracë. “Ishim dhjetëra persona. Kolo, Ninxha, Mitre Pitropovski, Zaharie Simovski, ndëraq erdhi edhe Nikolla Boshkovski. Ai ishte i gëzuar, edhe pse nuk e di pse. Ninxha i ka treguar se çfarë ka ndodhur”, tha i akuzuari. Ai përsëri foli për Ninxhën. “Nga dita e ardhshëm e deri sot Ninxha ka pasur paranojë, na kontrollonte dhe e ndërronte lokacionin se ku do të takoheshim. Me Nikolla Boshkovskin më thanë që të kemi kujdes se çfarë flasim dhe se ajo duhet gjithmonë të mbetet e fshehtë”, tha Mitrovski, i cili shtoi se Ninxha në pauzat e gjykimeve i ka sugjeruar që të thotë se Kolo ka qenë organizator, gjegjësisht ai i ka blerë maskat. Pas dëshmisë së tij, i akuzuari Gorançe Angellovski e falënderoi për deklaratën.

Loading...