Familja Ndrecaj nga Gjakova ka pritur 28 Nëntorin e parë pa djalin e tyre Mirsad Ndrecaj, i njohur si Komandant NATO. Me këtë rast familjarët kanë bë homazhe te varri i tij, ku kanë vendosur edh enjë flamur kuq e zi, ngjyrat e të cilit theksoheshin edhe më tepër në bardhësinë e borës që kishte mbuluar Gjakovën dhe pjesën më të madhe të Kosovës.

“Që nga viti 2001, Mirsadi me shoqërinë e ngushtë, gati çdo 28 Nëntor e kalonin në Iliridë”, deklaroi për “Lajm” vëllai i tij Ylber Ndrecaj, duke folur për  lidhjet e Mirsadit me shqiptarët e Maqedonisë.

Loading...