Kënga është me tekst dhe muzikë të vetë 2Tonit

Reperi ferizajas, Arton Avdyli i njohur si 2Ton ka publikuar projektin e tij më të ri “Sa gabime”.

Këtë herë 2Ton erdhi në bashkëpunim me një emër të ri në skenën muzikore, Donjeta Morina. Me tekst dhe muzikë të vetë reperit, kënga përmban nuanca të dashurisë dhe është baladë, shkruan rtv21.tv

Në ditët në vijim mbetet të shihet se sa do të pëlqehet kënga.

Donjeta Morina është vetëm 18-vjeçare. Ajo në korrik të vitit 2014 mori pjesë në Kosova Fest Kids 2014, me këngën “Superyll”./21Media

Loading...