Rritja e rrjetit kombëtar të rajoneve të mbrojtura, krijimi i kushteve për menexhim më efikas të biodiversitetit dhe përfshirja e saj në procesin e planifikimit hapësinor, ka për qëllim projekti ‘Arrijta e mbrojtjes së biodiversitetit përmes krijimit dhe menaxhimit efikas me zonat e mbrojtura dhe integrimit të biodiversitetit në planifikimin e shfrytëzimit të tokës’.

Projekti është i financuar nga Fondi Global Ekologjik me 3.6 milionë dollarë në periudhë prej katër viteve, ndërsa e zbaton Ministria e MJPH dhe Programi i KB-ve për mjedisin e jetesës.

“Përfshirja e malit Sharr në këtë projekt si një ndër qëllimet kryesore të realizimit të tij është e rëndësishme jo vetëm për vendin tonë, por edhe për vendet e rajonit, siç janë Kosova dhe Shqipëria, me çka besojmë se mali Sharr do të merr rëndësinë e merituar qysh moti në përcaktimin e vlerës së tij të posaçme. Një përfitim i madh nacional nga zbatimi i këtij projekti do të jetë përpunimi i indeksit të listës së kuqe për Maqedonisë, me çka do të mundësohet privatizimi i specieve të rrezikuara në vend”,- deklaroi ministri i Ekologjisë, Bashkim Ameti.

“Një nga punët kyçe pse Kombet e Bashkuara kyçen në këtë projekt është fakti se ai nuk do të japë përfitime vetëm për Maqedoninë, por edhe për rajonin, dhe më këtë do të ketë lehtësime shtesë për mjedisin global jetësor”,- theksoi Ersin Esen nga UN Enviroment.

Ai theksoi se sfidat nga mjedisi i jetesës dhe shumëllojshmërisë biologjike ballafaqohen 2.4 miliardë njerëz në botë.

Loading...