Ka më shumë se 3 miliardë njerëz që vuajnë nga problemet e dhëmbëve në mbarë botën dhe numri është rritur me shpejtësi gjatë viteve të fundit.

Një dhimbje dhëmbi është diçka që ne kemi përjetuar në të kaluarën dhe ka dhjetëra shkaqe.

Për shembull, mbushjet e prishura, dëmtimet e dhëmbëve, dhëmbët e plasaritura ose madje edhe një infeksion.

Por kur dhimbja vjen në një moment të papërshtatshëm dhe nuk keni mundësi të vizitoni dentistin tuaj atëhere këto janë disa zgjidhje:

Kripa e detit: Kripë e Detit është e njohur për të ofruar përfitime të shumta shëndetësore të tilla si ndërtimi i imunitetit, rregullimi i rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut, dhe lehtësimin e dhimbjes së dhëmbëve.

Përdorimi: Përzieni një lugë gjelle me kripë deti me një gotë ujë të vakët më pas bëni gargare me të.

Caji i mentes: ndihmon në qetësimin e dhimbjeve.

Përdorimi: përdoreni bustinën e çajit të mentes pasi te jetë ftohur duke e mbajtur në vëndin që ju dhëmb dhëmbi për gjysëm ore.

Qepët: kanë shumë veti antibakteriale dhe anti-inflamatore që mund të vrasin mikrobet në zgavrat e gojës, të parandalojnë përhapjen e tyre dhe të shmangin prishjen e dhëmbëve.

Përdorimi: përtypeni atë në pjesën e dhëmbit që ndjeni dhimbje deri sa shija e saj të zbehet dhe përsëriteni disa herë.

Smothie: një smoothie vetëm me zarzavate jeshile ka veti antibakteriale dhe përmban vitamina dhe minerale të shumta.

Përdoreni për të shplarë gojën disa herë në ditë.

Gjithashtu produkte të tjera për qetësimin e dhimbjeve të dhëmbëve janë: hudhra, kompresat me ujë të ftohtë.

Loading...