Kuriozitete

3 truke të thjeshta për të patur çorape të bardha si bora

corapa

Nëse do pyesnit mamatë se cila është gjëja më e vështirë në larjen e veshmbathjeve, do të bashkoheshin njëzëri në një pikë të përbashkët : larja e çorapeve të bardha. Aq më tepër kur kanë fëmijë ‘’shkatarraqë’’ që i hedhin vend e pa vend, por edhe ne të rriturit nuk mbetemi më pas. Pirgu i çorapeve poshtë krevatit apo në koshin e rrobave të palara është një sfidë më vete.

Produktet larëse jo gjithmonë arrijnë rezultatin e duhur, por këshillat e gjyshes janë të pagabueshme. Njihuni me tre metoda natyrale për larjen e çorapeve të bardha dhe praktikojini sa më parë.

Ujë i vakët me kripë: Kjo metodë ka funksionuar dhe do të funksionojë gjithmonë për larjen e çorapeve të bardha, por edhe për veshjet intime. Sasinë e përcaktoni sipas dëshirës. Ajo që duhet të bëni është e thjeshtë, futini çorapet në një enë ku keni hedhur paraprakisht ujë dhe kripë dhe lërini aty për disa orë. Më pas mund t’i lani me dorë ose në lavatriçe me çfarëdolloj detergjenti.

Uthull rrushi të bardhë: E dimë që uthulla e kuqe apo ajo e mollës janë të preferuarat tuaja, por mesa duket uthulla prej rrushit të bardhë është aleate për larjen e çorapeve. Përgatisni një masë me 250 ml uthull rrushi të bardhë dhe 1 litër ujë të ftohtë. Shtoni brenda çorapet e palara dhe lërini për 40 minuta. Më pas kalojini në lavatriçe. Do të duken si të reja.
Sodë buke: Soda e bukës është një produkt i gjithanshëm, por përdorimi i saj në larjen e rrobave mund të rezultojë më efektiv se vetë detergjentet larëse. Krijoni një masë me sodë buke dhe lëng limoni të freskët, raporti duhet të jetë 100 gr sodë buke me 100 ml lëng limoni. Pastën vendoseni mbi çorapet e njoma. Lërini 10 minuta të pushojnë. Theksojmë që nuk duhet të shtoni ujë. Më pas lajini në makinë larëse. Për rezultat më të fortë shtoni 2 lugë gjelle krahas ilaçit të rrobave. Do habiteni nga rezultati.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top